Dëmtohen dy pallate në Tiranë nga tërmeti i mesditës së sotme
Tërmeti që ra mesditën e sotme me magnitudë 5.1 ka shkaktuar dëme edhe në disa pallate në Tiranë.
Lajme
Në pamjet e mbërritura në ABC News shihen dy pallate njëri në zonën e 21 dhjetorit në kryeqytet, i cili ka pësuar çarje, ndërsa i dyti është në qendër të Tiranës te ish-kinema 17 nëntori.
Siç shihet edhe nga pamjet policia ka vendosur perimetrin e sigurisë në këtë pallat.
Stuhia e tërmeteve ka përfshirë vendin, që prej tërmetit me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, mëngjesit e 26 nëntorit, i cili shkaktoi 40 viktima dhe mbi 700 të plagosur.