Dëmtim të regjistrit të nxënësve dhe vjedhje në shkollën “Gjon Serreçi”, Ferizaj (FOTO)

Në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët "Gjon Serreçi" në Ferizaj persona të panjohur kanë demoluar inventarin e zyrave të kësaj shkolle dhe kanë dëmtuar regjistrat e nxënësve të klasave të nënta.

Lajme

11/04/2015 11:24

Ky akt vandal mësohet se ka ndodhur gjatë vikendit, ndërsa drejtori i kësaj shkolle, Milazim Dërguti, thotë se kjo mund të jetë bërë nga nxënësit të cilët nuk janë të kënaqur me suksesin e tyre dhe kështu kanë dashur t’i fshehin gjurmët. Por cak i këtij vandalizmi nuk kanë qenë vetëm regjistrat ngase këtu është shkatërruar edhe një pjesë e inventarit të zyrave përfshirë edhe kompjuterët, laptopet, printeret etj.

“Fakti se janë dëmtuar vetëm regjistrat e klasave të IX-ta na bënë të dyshojmë se kjo është bërë për shkak të suksesit pasi që këto klasa së shpejti edhe përfundojnë vitin. Por thyerja e inventarit, laptopeve, printerëve dhe vjedhja e disa prej tyre e tejkalon këtë qëllim”, ka thënë drejtori Dërguti.

shkolla1

Mësohet se policia e ka bërë inçizimin e gjendjes dhe është duke i bërë hetimet, ndërsa këtë akt e kanë dënuar edhe arsimtarët e kësaj shkolle.

vandalizimi-ne-gjon-serreq

 

ditaret-e-shkoles

(KosovaPress)