Demiral kthehet në stërvitjet e Juvenuts

Juventus ka marrë lajme të mira lidhur me Demiral.

Sport

12/07/2020 15:47

Mbrojtësi i skuadrës italiane, Merih Demiral, është kthyer në stërvitje të plota me skuadrën e Juventus, për herë të parë që kur dëmtoi gjurin në janar, transmeton lajmi.net.

Reprezentuesi i Turqisë ka punuar i veçuar nga grupi, por njoftimi i klubit sot konfirmon se ai tani po stërvitet me rutinat e grupit.

Demiral pësonte lëndim gjatë ndeshjes që shihte edhe Nicolo Zaniolo të dëmtonte ACL, më 12 janar.

Zaniolo në anën tjetër është kthyer për të luajtur në Serie A, kurse për Demiral gjërat po shkojnë më ngadalë.

Demiral mund të jetë i përfshirë në listën e skuadrës për ndeshjen e Juventus kundër Sassuolo, që luhet të mërkurën. /Lajmi.net/