Demi “mangup”, del rrugëve e sillet pasi iku nga kujdestarët

Një dem është parë duke “sfiluar” në mes të një rruge të qytetit Sharlot të shtetit Karolina Veriore në Amerikë. Autoritetet thanë se mëzati u iku teksa po bëheshin përpjekje për ta larguar atë në një vend më të sigurt, për shkak të motit të ligë. Po ashtu, ngasësit e makinave që u ra hise…

Fun

09/08/2023 13:09

Një dem është parë duke “sfiluar” në mes të një rruge të qytetit Sharlot të shtetit Karolina Veriore në Amerikë.

Autoritetet thanë se mëzati u iku teksa po bëheshin përpjekje për ta larguar atë në një vend më të sigurt, për shkak të motit të ligë.

Po ashtu, ngasësit e makinave që u ra hise ta takonin demin në rrugë thanë se ai frikësohej shumë nga bubullimat e vetëtimave, transmeton Klankosova.tv.

Përgjegjësit nga organizata për kontrollin e kafshëve thanë se mëzati nuk është gjetur ende, ani se u kërkua edhe me dronë, të hënën e të martën, në zonën e Sharlot-Meklenburg.

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që mund ta shohin atë, ta lajmërojnë menjëherë te autoritetet përkatëse.