Demi Lovato në momente romantike me partnerin, i bën dedikim të ëmbël

Demi Lovato po shijon lidhjen me Max Ehrich.

ShowBiz

08/08/2020 22:16

Demi Lovato krahas jetës profesionale, komentohet shumë edhe për jetën private, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja është në lidhje dashurie me Max Ehrich, me të cilin kohë pas kohe ndan fotografi, ku shfaqet në momente të lumtura.

Së fundi, ajo postoi disa fotografi, ku shfaqet në momente intime me Max, derisa ishte veshur me një fustan të shkurtër rozë.

Në imazhin ku po shkëmbenin puthje plot pasion, Demi i shkroi fjalë dashurie partnerit në datën e veçantë për ta.

“Bie çdo ditë e më shumë në dashuri me ty i dashur”, ka shkruar ajo sipër fotografisë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CDpAXxIBQZR/