Demhasaj: Kurti 10 vjet na foli për bashkim kombëtar, gjatë mandatit s’i ka as dy vizita në Tiranë
Suksesi në diplomaci i Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, ishte temë e diskutimit në Rubikon të Klan Kosovës. Rreth kësaj fushe kritika drejt ekzekutivit pati edhe kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Arton Demhasaj. Demhasaj tha se Kurti, për 10 vite ka folur për bashkim kombëtar, kurse gjatë mandatit të tij i kishte…
Lajme
Suksesi në diplomaci i Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, ishte temë e diskutimit në Rubikon të Klan Kosovës.
Rreth kësaj fushe kritika drejt ekzekutivit pati edhe kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Arton Demhasaj.
Demhasaj tha se Kurti, për 10 vite ka folur për bashkim kombëtar, kurse gjatë mandatit të tij i kishte veç dy vizita zyrtare në Tiranë.
“As vizita zyrtare në Tiranë s’ka bërë se lëre më në vendet e tjera”, tha ai.
“Në anë anën tjetër vizitat në Greqi nëse ia numërojmë i ka me bollëk. Kanë qenë edhe zyrtare edhe jozyrtare. Sikur të kishim arritur që ta marrim një njohje do të ishte korrekte, por as atë njohje se kemi marrë”, theksoi Demhasaj.