Dembele nuk dëshiron transferimin te Juventus

Sipas L’Equipe, Ousmane Dembele nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona, edhe nëse kërkohet nga Juventus.

Sport

03/06/2020 23:56

Anësori 23 vjeçar ka bërë një transferim masiv prej 125 milionë euro nga Borussia Dortmund në verën e vitit 2017, por asnjëherë nuk ka gjetur formën e tij më të mirë, duke u ballafaquar me shumë lëndime.

Dembele është përmendur si pjesë e mundshme e marrëveshjes së shkëmbimit me Miralem Pjanicin e Juventus, pasi Arthur refuzoi një gjë të tillë.

Por, është tani L’Equipe që raporton se agjenti i Dembele nuk sheh ndonjë largim të klientit të tij nga Barcelona.

Pas Arthur, Dembele do të jetë lojtari i dytë që refuzon Juventusin./Lajmi.net/