DeMarcus Cousins po kthehet më herët sesa është pritur – ‘dridhen’ kundërshtarët e Lakers

DeMarcus Cousins po ecën më mirë sesa është menduar me procesin e rikuperimit.

Sport

16/02/2020 09:15

Qendra e Los Angeles Lakers nuk pati mundësinë të luante asnjë ndeshje me fanellën e Lakers, pasi u lëndua qysh në fazën parasezonale.

Thuhej se lojtari nuk do të kthehej këtë sezon, por situata duket se tashmë ka ndryshuar për mirë.

‘HoopCentral’ raporton se Cousins është në rrugë të mirë për t’u kthyer në parket, para fazës së ‘Play Off’, transmeton lajmi.net.

Kjo do të thotë se në ‘Play Off’ Lakers mund të paraqiten me treshen LeBron – Davis – Cousins.

Lajmi nuk është aspak i mirë për kundërshtarët e ‘verdheviola’ pasi dihet se sa dominues janë Cousins dhe Davis së bashku në trapez. /Lajmi.net/