Demaku: Nëse s’ka konstituim brenda 30 ditëve, qëllimshëm po bëhet bllokimi i institucioneve
Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, thotë se me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, nëse LVV-ja nuk bënë hapa për konstituimin e Kuvendit, atëherë ajo qëllimisht po i bllokon institucionet e vendit. Demaku tha se LVV-ja ka kohë të mjaftueshme e alternativa për të vepruar drejt konstituimit. “Me një aktgjykim të tillë, me…

Lajme
Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, thotë se me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, nëse LVV-ja nuk bënë hapa për konstituimin e Kuvendit, atëherë ajo qëllimisht po i bllokon institucionet e vendit.
Demaku tha se LVV-ja ka kohë të mjaftueshme e alternativa për të vepruar drejt konstituimit.
“Me një aktgjykim të tillë, me një situatë kaq shumë të qartësuar nga Gjykata Kushtetuese nëse s’janë të mjaftueshme 30 ditë për ta bërë konstituimin e Kuvendit, unë këtë s’e shoh ndryshe veçse bllokim i qëllimshëm i institucioneve të vendit – kur dikush dëshiron qëllimshëm ta dëmtojë vendin e vet, sepse ka shumë mënyra e aq shumë alternativa e aq shumë hapësirë për të vepruar dhe për ta konstituuar Kuvendin nga ky vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese. Ka shumë mundësi VV-ja, nëse nuk shfrytëzohen 30 ditë atëherë po bëhet qëllimisht bllokim për interesa tona si shtet”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Deputeti i PDK-së thotë se nëse deputetët nuk reflektojnë pas aktgjykimit, atëherë s’e meritojnë të jenë përfaqësues të popullit.
“Nëse pas këtij aktgjykimi nuk reflektojnë deputetët nga udhëheqësit e në radhë të parë nga Albin Kurti, atëherë po e përfshijë edhe vetën – s’e meritojmë me qenë përfaqësues të popullit hiç”, tha ai.