Delta nuk i frenon kosovarët të vizitojnë Shqipërinë

Përkeqësimi i situatës së infektimeve me variantin Delta të Covid-19 si dhe rritja edhe e numrit të vdekjeve, duket se nuk ka frenuar fluksin e qytetarëve të Kosovës për të vizituar Shqipërinë. Përveç atyre që vijnë për pushime më të gjata, një pjesë e konsiderueshme vijon të shfrytëzojë fundjavën.

Lajme

27/08/2021 19:47

Të pyetur mbi situatën pandemike tek të dy vendet, qytetarët e Kosovës, jo vetëm që nuk kanë frikë, por ende shprehen se virusi është sajesë.

“Për çfarë të kemi frikë, Zoti kur na ka fal… Vaksinat nuk i kemi marrë, jemi në pritje”, thotë një pushues. “Nuk ka virus, veç fjalë janë këto”, thotë një tjetër. “Frikën e kemi, por nuk kemi ku ikim, si këtu, si atje, njëlloj është”, thanë qytetarët pë A2CNN.

Mes personave që nuk kanë frikë janë edhe ata që janë vaksinuar tashmë.

Krahasuar me sezonin e kaluar, numri turistëve kosovarë që kaluan dhe vijojnë të vijnë për pushime në bregdet është shumë i madh përshirë këtu edhe të turistëve të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.