Dellova pas fitores ndaj Armenisë: Jap më të mirën për Kosovën, jam shumë i lumtur për golin

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore ndaj Armenisë, me rezultat 5-2. Lumbardh Dellova, Mërgim Vojvoda, Lindon Emërllahu dhe dy gola u shënuan nga Albion Rrahmani. Qëndërmbrojtësi Lumbardh Dellova i cili shënoi golin e parë, pas ndeshjes deklaroi se ishte i lumtur për golin dhe se jep më të mirën…

Sport

06/06/2025 22:47

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore ndaj Armenisë, me rezultat 5-2.

Lumbardh Dellova, Mërgim Vojvoda, Lindon Emërllahu dhe dy gola u shënuan nga Albion Rrahmani.

Qëndërmbrojtësi Lumbardh Dellova i cili shënoi golin e parë, pas ndeshjes deklaroi se ishte i lumtur për golin dhe se jep më të mirën për Kosovën

Mundohem që gjithmonë ta jap më të mirën për Kosovën. Jam shumë i lumtur për golin, shpresojmë që të vazhdojmë kështu me fitore.

Shpresoj që edhe në shtator t’i fitojmë dy ndeshjet, t’i gëzojmë tifozët që gjithmonë na rrinë pranë.”, ka deklaruar Dellova.