Deliu pas ofendimeve të kryeshefit të TrainKos ndaj Musliut: VV po instalon njerëz pa integritet në pozita publike

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar pas ofendimeve që kryeshefi i Trainkos, Agron Statovci, ia bëri deputetes Ganimete Musliu. Deliu në një shkrim në rrjetin social Facebook ka thënë se ky nuk është rasti i izoluar, pasi është mentaliteti i Lëvizjes Vetëvendosje që e ka normalizuar dhe instaluar nëpër pozita publike.…

Lajme

15/08/2026 14:32

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar pas ofendimeve që kryeshefi i Trainkos, Agron Statovci, ia bëri deputetes Ganimete Musliu.

Deliu në një shkrim në rrjetin social Facebook ka thënë se ky nuk është rasti i izoluar, pasi është mentaliteti i Lëvizjes Vetëvendosje që e ka normalizuar dhe instaluar nëpër pozita publike.

“Dhe më e keqja është se kjo nuk duket më si rast i izoluar. Është mentaliteti që VV po e normalizon dhe po e instalon nëpër pozita publike: njerëz të papërgatitur, me gjuhë primitive dhe pa integritet institucional, që shpërblehen me poste vetëm pse janë të përshtatshëm politikisht.

Merreni me mend: njerëz me këtë mentalitet janë vendosur në institucione publike dhe mbajnë pozita drejtuese”, ka shkruar ajo.