​Sekuestrohen mbi 200 pako me barna të kontrabanduara në një barnatore

Dogana e Kosovës ka sekuestruar 209 pako me barna të kontrabanduara, të cilat janë gjetur në një hapësirë të fshehur brenda një barnatoreje në Prishtinë, përcjell KosovaPress. Kontrolli është kryer më 13 gusht 2026, pas informatave të pranuara nga qytetarët. “Gjatë kontrollit, në një hapësirë të modifikuar dhe të fshehur brenda objektit, janë gjetur 209…

Lajme

15/08/2026 11:36

Dogana e Kosovës ka sekuestruar 209 pako me barna të kontrabanduara, të cilat janë gjetur në një hapësirë të fshehur brenda një barnatoreje në Prishtinë, përcjell KosovaPress.

Kontrolli është kryer më 13 gusht 2026, pas informatave të pranuara nga qytetarët.

“Gjatë kontrollit, në një hapësirë të modifikuar dhe të fshehur brenda objektit, janë gjetur 209 pako me barna të kontrabanduara, pa banderola të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Të gjitha produktet farmaceutike janë konfiskuar, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me legjislacionin dhe procedurat përkatëse.

Dogana ka ritheksuar përkushtimin për luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së kundërligjshme, si dhe për mbrojtjen e shëndetit publik e të tregut të ligjshëm.

Ky institucion u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të dyshuar të kontrabandës apo tregtisë së paligjshme, duke garantuar se informacionet do të trajtohen në konfidencialitet të plotë.