Deliu-Kodra i reagon Kurtit: Qysh mund të thuhet se “nuk ka urgjencë” kur vendi është në bllokadë institucionale prej tre muajsh?
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra e ka kritikuar me një postim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Ky i fundit, sipas Abdixhikut, sot në takim iu ka thënë liderëve tjerë politikë dhe presidentes Osmani që s’ka urgjencë që të konstituohet Kuvendi, shkruan lajmi.net Në lidhje me këtë, Deliu-Kodra ka thënë se kjo është mungesë e madhe…

Lajme
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra e ka kritikuar me një postim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Ky i fundit, sipas Abdixhikut, sot në takim iu ka thënë liderëve tjerë politikë dhe presidentes Osmani që s’ka urgjencë që të konstituohet Kuvendi, shkruan lajmi.net
Në lidhje me këtë, Deliu-Kodra ka thënë se kjo është mungesë e madhe e përgjegjësisë.
Postimi i plotë:
Në vend që të ketë përpjekje serioze për ta zhbllokuar situatën në të cilën jemi, për shkak të insistimit të VV-së që të mbajë në mënyrë imponuese Albulena Haxhiun e cila nuk ka marrë shumicën e votave të deputetëve, Albin Kurti paska deklaruar se “nuk ka urgjencë”.
Qysh mund të thuhet se “nuk ka urgjencë” kur vendi është në bllokadë institucionale prej tre muajsh? Kur Kuvendi nuk funksionon dhe seancat përsëriten pa asnjë zgjidhje, kur bizneset po falimentojnë nga faturat e rrymës dhe qytetarët po përballen me varfëri e pasiguri.
Kjo është mungesë e madhe e përgjegjësisë ndaj qytetarëve që kanë votuar!/lajmi.net/