Deliu-Kodra: Është hipokrizi që Kurti flet për Kushtetutën, ai e ka shkelur vazhdimisht
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për Kushtetutën, duke e cilësuar si hipokrizi faktin që Kurti po thirret në Kushtetutë, ndërkohë që, sipas saj, ai vetë dhe partia e tij e kanë shkelur atë në mënyrë të përsëritur. “Nuk mund të ketë votim të…

Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për Kushtetutën, duke e cilësuar si hipokrizi faktin që Kurti po thirret në Kushtetutë, ndërkohë që, sipas saj, ai vetë dhe partia e tij e kanë shkelur atë në mënyrë të përsëritur.
“Nuk mund të ketë votim të fshehtë pa procedurë ligjore dhe pa përfshirjen e të gjitha grupeve parlamentare”, ka deklaruar Deliu-Kodra.
Ajo ka shtuar se nuk mund të imponohet vullneti politik në emër të rregullave kushtetuese, duke përdorur institucionet si zgjatim të partisë.
Sipas saj, kjo qasje përbën “thelbin e kapjes së shtetit” nga ana e Qeverisë Kurti.
Deklaratat e Deliut vijnë në mes të ngërçit politik e institucional në vendin tonë.