Deliu-Kodra: Është e pakuptueshme që ndahen miliona për studentët, por jo për pagat e RTK-së
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar Qeverinë në detyrë lidhur me mos-ekzekutimin e pagave të punëtorëve të RTK-së, duke e konsideruar këtë veprim të pakuptueshëm. Sipas saj, është e çuditshme që qeveria gjen hapësirë ligjore për të ndarë mbi 27 milionë euro për studentët dhe për të rritur përfitimet për kategori të caktuara sociale,…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar Qeverinë në detyrë lidhur me mos-ekzekutimin e pagave të punëtorëve të RTK-së, duke e konsideruar këtë veprim të pakuptueshëm.
Sipas saj, është e çuditshme që qeveria gjen hapësirë ligjore për të ndarë mbi 27 milionë euro për studentët dhe për të rritur përfitimet për kategori të caktuara sociale, pikërisht në prag të zgjedhjeve, ndërsa njëkohësisht pretendon se nuk ka bazë ligjore për të paguar punëtorët e RTK-së, transmeton lajmi.net.
“Është e pakuptueshme se si një Qeveri në detyrë gjen hapësirë ligjore për të ndarë mbi 27 milionë euro për studentët dhe për të rritur përfitimet për kategori sociale, pikërisht në prag të zgjedhjeve, e njëkohësisht deklaron se nuk ka bazë ligjore për të ekzekutuar pagat e punëtorëve të RTK-së,” ka thënë Deliu-Kodra.
Ajo ka theksuar se ekziston precedent institucional, kur në rrethana të ngjashme buxheti për RTK-në ishte alokuar edhe pa Kuvend funksional, duke e cilësuar si të papranueshëm justifikimin se “nuk ka komision parlamentar funksional”, i cili sipas saj është një përpjekje për të shpërndarë fajësinë dhe shmangur përgjegjësinë.
Postimi i plotë: