Deliu kërkon që amandamenti për rritjen e koeficientit të përfshihej në buxhetin 2026, nuk gjen mbështetje në Komision për Legjislacion
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka njoftuar se sot në Komisionin për Legjislacion, ka propozuar që amandementi për rritjen e vlerës së koeficientit të përfshihej në Ligjin për Buxhetin 2026. Sipas saj, këtë kërkesë e ka bërë për mbështetjen financiare të shërbyesve civilë në Republika e Kosovës, shkruan lajmi.net. “Ky amendament ishte iniciuar me kërkesë…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka njoftuar se sot në Komisionin për Legjislacion, ka propozuar që amandementi për rritjen e vlerës së koeficientit të përfshihej në Ligjin për Buxhetin 2026.
Sipas saj, këtë kërkesë e ka bërë për mbështetjen financiare të shërbyesve civilë në Republika e Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Ky amendament ishte iniciuar me kërkesë të Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës, me synim që në Ligjin për Buxhetin 2026 të përfshihej rritja e koeficientit për shërbyesit civilë në Republika e Kosovës”, ka thënë Deliu.
Ajo ka njoftuar se amendamenti nuk ka marrë mbështetjen e deputetëve të shumicës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: