Deliu ironike me Bislimin: Çka po bon në Bruksel kundër vullnetit të liderit?

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka ironizuar me vizitën e zëvendëskryeministrit Bislimi në Bruksel. Ajo ka thënë se pasi Serbia ia plotësoi të tri kushtet Kryeministrit Kurti, sot, zëvendëskryeministri Bislimi shkoi në takimin e radhës të dialogut, ani pse e din që Radoiçiqi është në burg. “Po çka po bon në…

Lajme

02/07/2024 18:45

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka ironizuar me vizitën e zëvendëskryeministrit Bislimi në Bruksel.

Ajo ka thënë se pasi Serbia ia plotësoi të tri kushtet Kryeministrit Kurti, sot, zëvendëskryeministri Bislimi shkoi në takimin e radhës të dialogut, ani pse e din që Radoiçiqi është në burg.

“Po çka po bon në Bruksel kundër vullnetit të liderit dhe pa t’i plotësu kushtet, zëvendëskryeministër? Apo ke shku krye n’veti dhe për punë personale? Apo, mos vallë ju shkrinë kushtet rrugës?
Lojëra e manipulime të dobëta. Shumë të dobëta!”, ka shkruar Deliu-Kodra.
Postimi i plotë: