Deliu i përgjigjet LDK-së: Posti i kryeministrit i takon PDK-së si parti e dytë

Partitë opozitare nuk kanë gjetur ende një konsensus për bashkëpunim të mundshëm për formimin e Qeverisë nëse një gjë të tillë nuk e bën partia fituese Vetëvendosje. Opozitarët ende nuk i kanë harmonizuar qëndrimet nëse vije koha për një shumicë parlamentare. Posti i kryeministrit deri më tash është ngërçi midis PDK-së dhe LDK-së të cilin…

Lajme

31/03/2025 12:35

Partitë opozitare nuk kanë gjetur ende një konsensus për bashkëpunim të mundshëm për formimin e Qeverisë nëse një gjë të tillë nuk e bën partia fituese Vetëvendosje. Opozitarët ende nuk i kanë harmonizuar qëndrimet nëse vije koha për një shumicë parlamentare. Posti i kryeministrit deri më tash është ngërçi midis PDK-së dhe LDK-së të cilin po pretendojnë se iu takon.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, tha për rtv21 se ky post i takon partisë së dytë në rast se dështon VV-ja.

“Absolutisht, ne e kemi thënë tash e sa kohë, jo vetëm që po thotë PDK-ja, por ashtu e donë rendi sepse kjo është e rregulluar me mënyrën se si ne kemi dal nga një proces legjitim zgjedhor ku PDK-ja ka fituar aq mandate sa për të kërkuar edhe kryeministrin në rast se nuk do të ketë një Qeveri të cilët do ta bëj ai që i ka fituar mandatet më së shumti. Këto janë në nivel të diskutimeve të akterëve të PDK-së, kryetari Memli Krasniqi, kandidati për kryeministër Bedri Hamza janë në takime me përfaqësues të opozitës për përafrim të qëndrimet tona. Kjo mbetet të shihet se si do të shkojë procesi”, tha ajo.