Delfini i lënduar afrohet për ndihmë, ja çfarë bën zhytësi (Video)
Gjatë një zhytje në janarin e vitit 2013 në Havai, disa zhytës u mahnitën kur një delfin u afrua për ndihmë, për shkak se ishte kapur nga një tojë peshkimi.

Fun
Delfini ishte mbështjellë rreth një toje e cila i ishte ngjitur në trupin e saj nga një goditje dhe që po e lëndonte.
Delfini, kur i pa zhytësit u afrua tek njëri prej tyre dhe dukej sikur po i kërkonte ndihmë, që ta lironte. Njëri nga zhytësit ishte i pajisur me gërshërë, kështu që ishte në gjendje që ta lirojë delfinin.
Momenti nga shpëtimi i mahnitshëm i këtij delfini u kap në një video nga Martina Wing, transmeton Lajmi.net.
Kjo video tregon se sa të mençura janë kafshët, sidomos delfinët. Nuk ka shumë kohë prej se komuniteti shkencor është njohur me mençurinë e kafshëve.