Delegati i LDK-së i bashkohet kritikave të analistit për heshtjen e partisë së Abdixhikut, thotë se “janë fsheh si struci”

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar LDK-në për heshtjen dhe mungesën e veprimit gjatë krizës institucionale në vend. “A e ka pa, e a ka ndi najkush për LDK-në këto ditë?”, ka shkruar Muharremi, duke pyetur nëse partia është e shqetësuar për krizën institucionale apo vetëm për ndonjë post në Qeveri, raporton lajmi.net Ai u ka…

Lajme

11/08/2026 11:09

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar LDK-në për heshtjen dhe mungesën e veprimit gjatë krizës institucionale në vend.

“A e ka pa, e a ka ndi najkush për LDK-në këto ditë?”, ka shkruar Muharremi, duke pyetur nëse partia është e shqetësuar për krizën institucionale apo vetëm për ndonjë post në Qeveri, raporton lajmi.net

Ai u ka bërë thirrje drejtuesve të LDK-së të flasin dhe të veprojnë, duke e lidhur mungesën e qëndrimeve, sipas tij, edhe me rezultatin e dobët në zgjedhje.

Postimit të Muharremit i është përgjigjur në koment edhe delegati i LDK-së, Naser Korça, i cili ka mbështetur Lumir Abdixhikun për rizgjedhjen në krye të partisë.

Korça është shprehur kritik jo vetëm ndaj LDK-së, por ndaj gjithë opozitës dhe ka mbështetur kritikën e analistit, Shenolli.

“Janë mshefë si struci, nuk di njeri a me qeshë a me qajtë për sjelljet, jo vetëm të LDK-së, por të krejt opozitës”, ka shkruar Korça./Lajmi.net/