Delegacioni nga FARSH viziton FSK-në

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), një delegacion nga Komanda Mbështetëse e FARSH-së, udhëhequr nga komandanti, Gjeneral Brigade Aleksandër Pando, vizitoi Komandën e Logjistikës dhe Gardën Kombëtare të FSK-së. Delegacioni u prit nga zëvendëskomandanti i Komandës së Logjistikës, Kolonel Valdet…

Lajme

03/11/2026 15:39

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), një delegacion nga Komanda Mbështetëse e FARSH-së, udhëhequr nga komandanti, Gjeneral Brigade Aleksandër Pando, vizitoi Komandën e Logjistikës dhe Gardën Kombëtare të FSK-së.

Delegacioni u prit nga zëvendëskomandanti i Komandës së Logjistikës, Kolonel Valdet Berisha, i cili i njoftoi homologët nga Komanda Mbështetëse për të arriturat, sfidat, ngritjen e kapaciteteve, misionin dhe detyrat e Komandës së Logjistikës, strukturën organizative, aktivitetet dhe zhvillimet e tjera në fushën e logjistikës dhe mjekësisë.

Gjeneral Brigade Aleksandër Pando gjithashtu u mirëprit edhe nga stafi i Gardës Kombëtare të FSK-së, ku u njoh nga afër me misionin, kapacitetet, strukturën dhe zhvillimet e kësaj komande.

Në kuadër të vizitës, delegacioni mori pjesë edhe në ceremoninë e përfundimit të Kursit të Kërkim-Shpëtimit Malor, një trajnim i përbashkët ndërmjet FSK-së dhe FARSH-së, i cili dëshmon bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë ndërmjet dy forcave.

Gjatë kësaj vizite u rikonfirmua përkushtimi i ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak dhe avancimin e mëtejshëm të kapaciteteve logjistike mjekësore dhe mbështetje të Autoriteteve Civile përmes zbatimit të planeve bilaterale, shkëmbimit të përvojave dhe ndarjes së praktikave më të mir