Delegacioni i Kuvendit po merr pjesë në Seminarin ‘Rose Roth’

Delegacioni i përhershem i Kuvendit të Republikes së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO- s, i kryesuar nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit, po merr pjesë në Seminarin Rose Roth të Asamblese Parlamentare të NATO-s, i cili po mbahet ne Kuvendin  e Maqedonisë.

Lajme

28/06/2018 07:57

Në këtë seminar po trajtohen tema aktuale për Ballkanin Perendimor, siç janë: forcimi i sundimit të ligjit, marrëdhënjet e mira ndërfqinjësore dhe stabiliteti në Ballkanin Përendimor, kriza e migracionit dhe rrugët e Ballkanit.

Ndërkaq nesër dhe pasnesër, do te diskutohen temat: aspiratat e NATO-s në Ballkan dhe ecja përpara, reformat në mbrojtje dhe siguri, gjendja e mediave në Ballkanin Perendimor dhe ndikimi i dezinformimit dhe keqinformimit në krijimin e opinionit publik, marrëdheniet nderetnike në Ballkanin Perendimor etj. ​