Del traileri i parë për vazhdimin e filmit ‘Finding Nemo’ (VIDEO)

'Finding Dory' është filmi i animuar të cilin të gjithë po presin ta shohin.

ShowBiz

10/11/2015 16:28

‘Finding Nemo’ na ka prezantuar me dy personazhe të dashur, peshqit Nemo dhe Dory.

Derisa në filmin e vitit 2003 kemi parë Nemon që ka humbur në botën e madhe të oqeanit, tani do të shohim peshkun që harron shumë shpejtë, Doryn, në kërkim të së kaluarës së saj, transmeton lajmi.net.

‘Finding Nemo’ është filmi që i ka sjellë çmimin e parë Oscar kompanisë Pixar, të cilët tash e 20 vite po dominojnë për prodhimin e filmave të animuar.

‘Finding Dory’ do të dalë në kinema në verën e vitit 2016 ndërsa zërin për Doryn ka huazuar Ellen DeGeneres./Lajmi.net

YouTube player

Starts singing, 'Just keep swimming, swimming, swimming.'