Del shorti i play-offit: Kosova me kundërshtar të fortë

Është hedhur shorti i fazës play-off për kualifikimet drejt Kampionatit Botëror, ku Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë mësuar kundërshtarët e tyre. Kosova do të përballet me Sllovakinë, në një duel të vështirë ku “Dardanët” do të kërkojnë historinë për një vend në fazën e mëtejshme të garës, raporton lajmi.net Ndeshja pritet të…

Sport

20/11/2025 13:42

Është hedhur shorti i fazës play-off për kualifikimet drejt Kampionatit Botëror, ku Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Kosova do të përballet me Sllovakinë, në një duel të vështirë ku “Dardanët” do të kërkojnë historinë për një vend në fazën e mëtejshme të garës, raporton lajmi.net

Ndeshja pritet të jetë tejet sfiduese, duke marrë parasysh formën e mirë të sllovakëve dhe përvojën e tyre në garat ndërkombëtare.

Ndërkohë, Shqipëria ka tërhequr një kundërshtar të fuqishëm: Poloninë. Kuqezinjtë do të kërkojnë të shfrytëzojnë momentin pozitiv dhe formën e mirë të skuadrës për të synuar një kualifikim historik, pavarësisht se përballë do të kenë një nga ekipet më të forta të Europës.

Gjysmëfinalet (Vazo 1 – 4):

Italia –

Ukraina –

Turqia –

Gjysmëfinalet (Vazo 2 – 3):

Uellsi – Bosnia-Hercegovina

Polonia – Shqipëria

Sllovakia – Kosova

Çekia – Irlanda

Finalet