Del Piero: Topi i Artë për Neuerin

Alessandro Del Piero ka parashikuar se portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer do ta fitojë Topin e Artë.

Sport

08/01/2015 16:26

Ylli italian, Alessandro Del Piero beson se portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer do ta fitojë Topin e Artë.

Reprezentuesi gjerman është në mesin e tre finalistëve së bashku me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.

Por, Del Piero beson se Neuer do të dalë fitues.

“Do të bëjë një parashikim dhe them se fitues do të jetë Neuer. Ai ishte pjesë integrale e Gjermanisë së mrekullueshme në Kampionatin botëror dhe pati një stinor të mrekullueshëm me Bayernin në Bundesligë”, deklaroi Del Piero për “Fifa.com”.

“Situata është sikurse më 2006, kur Gigi Buffon për pak nuk e fitoi çmimin që i takoi një tjetër kampioni të botës, Fabio Cannavaro”, u shpreh ai.