Del Piero: Ronaldo dëshiroi të largohej, Allegri nuk mund të bëjë mrekullira

Menaxheri i Juventusit, Max Allegri nuk mund të fajësohet për fillimin e dobët të ekipit në sezon dhe dështimin për të mbajtur Cristiano Ronaldon, sipas Alessandro Del Piero.

Sport

13/09/2021 15:30

Pasi humbi Ronaldon nga Manchester United në ditët e fundit të merkatos së verës, Juve ka pësuar dy humbje të Serie A, duke humbur së fundi 2-1 ndaj Napolit.

Legjenda e klubit Del Piero i ka dalë në mbrojtje të Allegrit, duke i thënë Gazzetta dello Sport: “Unë nuk mendoj se ne duhet të flasim për papërgatitje, por të pajtohemi me realitetin: me sa duket ‘CR7’ nuk donte të qëndronte”, ka theksuar italiani. 

“Më pëlqen Allegri, mendoj se ai ka ide të qarta, ai nuk mund të bëjë mrekulli. Puna që duhet bërë është e madhe, në dhomat e zhveshjes dhe në fushë”, ka përfunduar legjenda. 

Juventusi pozicionohet në pozitën e 16-të tabelare pas tre xhirove të para, duke mbetur pa fitore pas dy humbjeve e një barazimi. /Lajmi.net