Del Piero: Real – Juventus, kështu do të jetë në Bernabeu
Alessandro Del Piero ka parashikuar ndeshjen e ardhshme mes Juvetusit dhe Real Madridit në Santiago Bernabeu të mërkurën.

Sport
Ish sulmuesi i Juventusit, Alessandro Del Piero ka parashikuar ndeshjen e ardhshme mes gjigantit italian dhe Real Madridit në Santiago Bernabeu të mërkurën.
Bianconerët fituan 2:1 në Torino në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.
Dhe, Del Piero pret një tjetër ballafaqim të madh në Madrid.
“Këto ndeshje janë të mëdha. Kurrë nuk e dini kush do të jetë lojtari kryesor. Shpresoj që skuadra do të ketë çelësi i suksesit”, deklaroi Del Piero, pas një takimi me studentë, raporton e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.
“Është e pamundur të fitosh në një stadium të vështirë, kundër lojtarëve shumë të mirë, pa e pasur një ekip të fortë”, shtoi ikona e Bianconerëve.