Del Piero: Messi – Ronaldo, kush është më i miri?
Alessandro Del Piero ka lavdëruar sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi dhe rivalin e tij nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo.

Sport
Alessandro Del Piero nuk mund t’i ndajë sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi dhe rivalin e tij nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo.
“Mendoj se njëri e bën tjetrin të tregojë më të mirën nga vetja, si të gjitha rivalitetet e mëdha në sport”, deklaroi italiani.
Ai i krahasoi ata me dy yjet e mëdhenj të tenisit, Roger Federer e Rafael Nadal.
“Ata janë dy lojtarë që luftojnë që të bëhen më të mirët në sportin e tyre, si Federer e Nadal”, shtoi ai.
“Kush është më i miri? Kjo është si të më pyesni nëse më pëlqen më shumë mami ose babi! Do të preferoja të mos e thosha”, tha Del Piero.