Del një video duke shtënë me armë zjarri derisa festonin “Krishtlindjet Ortodokse” në Istog, arrestohet i dyshuari dhe i sekuestrohen armët
Një person është arrestuar në fshatin Cerkolez të Istogut pasi që i njëjti është parë në një video duke gjuajtur me armë zjarri derisa po festonin “Krishtlindjet Ortodokse”. Policia në Istog kanë identifikuar të dyshuarin i cili, gjatë bisedës me zyrtarët policorë ka deklaruar se ka edhe armё tё tjera nё shtёpi, shkruan lajmi.net. Nё…
Lajme
Një person është arrestuar në fshatin Cerkolez të Istogut pasi që i njëjti është parë në një video duke gjuajtur me armë zjarri derisa po festonin “Krishtlindjet Ortodokse”.
Policia në Istog kanë identifikuar të dyshuarin i cili, gjatë bisedës me zyrtarët policorë ka deklaruar se ka edhe armё tё tjera nё shtёpi, shkruan lajmi.net.
Nё koordinim me Prokurorin e shtetit, nё shtёpinё e pësonit tё dyshuar nga zyrtaret Policor janё gjetur dhe sekuestruar:
· Njё (1) Armё pistoletё CZ 75B
· Dy (2) karikator tё sё njejtёs armё
· Njё (1) Pushkё gjysёm automatike M57 7.62mm
· Njё (1) Pushkё Gjuetie
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit lirohet nё procedurё tё rregullt.
Fotografi e armëve të sekuestruara: