Del lista përfundimtare para nominimeve të Oscars për filmin e huaj – a është ‘Babai’

Filmi 'Babai' humbet shansin për t'u nominuar për Oscar.

ShowBiz

18/12/2015 14:26

Është publikuar lista e nëntë filmave të huaj që do të jenë në garë për t’u nominuar për çmim ‘Oscar’.

Filma nga Belgjika, Kolumbia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Hungaria, Irlanda dhe Jordania u përzgjodhën nga një listë me 80 të tillë.

Ceremonia e dhënies së çmimeve do të zhvillohet më 28 shkurt 2016.

Lista e filmave të huaj për fitimin e këtij çmimi është si më poshtë:

Belgjika – “The Brand New Testament” me regjisor Jaco Van Dormael

Kolumbia – “Embrace of the Serpent” Ciro Guerra

Danimarka – “A War” Tobias Lindholm

Finlanda – “The Fencer” Klaus Haro

Franca – “Mustang” Deniz Gamze Erguven

Gjermania – ”Labyrinth of Lies” Giulio Ricciarelli

Hungaria – “Son of Saul,” Laszlo Nemes

Irlanda – “Viva” Paddy Breathnach

Jordania – “Theeb” Naji Abu Nowar.