Deklarohen nga PDK: Nuk kemi votë për Simiqin, do të veprojmë në përputhje me Kushtetutën

Duke folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth konstituimit të Kuvendit, deputetja e PDK-së Blerta Deliu tha se tashmë është e qartë se me shkelje të kushtetutës dhe të rregullores s’mund të ketë konstituim të Kuvendit E pyetur nëse do të votojnë ndonjë kandidat të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit, Deliu tha për RTV21…

Lajme

01/10/2025 16:09

Duke folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth konstituimit të Kuvendit, deputetja e PDK-së Blerta Deliu tha se tashmë është e qartë se me shkelje të kushtetutës dhe të rregullores s’mund të ketë konstituim të Kuvendit

E pyetur nëse do të votojnë ndonjë kandidat të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit, Deliu tha për RTV21 se si parti nuk kanë votë për deputetin Sllavko Simiq, por nuk bëri të ditur nëse mbajnë të njëjtin qëndrim edhe për ndonjë deputet tjetër të këtij subjekti politik serb.

 

Ajo tha se kurdo që caktohet seanca e radhës do të jenë të pranishëm në Kuvend dhe do të veprojnë në harmoni të plotë kushtetutën.

“Kanë qenë e qartë e kemi thënë që sa kohë se mënyra sesi është proceduar me zgjedhjen e nënkryetarëve nga pakicat ka qenë mënyrë që bie ndesh me Kushtetutën. Kemi thënë si PDK se me shkelje të kushtetues dhe të rregullore s’mund të ketë konstituim të Kuvendit këtë e tha edhe Gjykata Kushtetuese….është jashtëzakonisht e qartë se edhe në të kaluarën  edhe rregullorja edhe kushtetuta e thotë qartësisht se nënkryetarët duhet të votohen në pako dhe jo ndaras. PDK-ja e ka qartësuar qëndrimi e saj do të respektojmë kushtetutën e Kosovës do të jemi në Kuvend jo për ta votuar Simiqin e kemi thënë saktë s e PDK-ja s’ka votë për Simiqin..sic ka thënë edhe kryetari Krasniqi se s’kemi votë as për kusarin as për Simiqin . Do të jemi në harmoni të plotë kushtetutën me rregullat dhe rendit kushtetues të Kosovës çdo përpjekje  për të devijuar nga ky rend është cenim i shtetit të Kosovës”, nuk ka asnjë diskutim aktualisht se si do të veprohet tutje…”, tha Deliu.