Deklarata shokuese e aktorit Xhevdet Jashari: Më mirë thuaj jam serb, se sa kosovar
Aktori i njohur nga Maqedonia, Xhevdet Jashari, është rikthyer nga Gjermania e po ashtu edhe në aktrim pas pesë vitesh. Në një intervistë të fundit në “Tëvë 1”, ai ka thënë se fjala Kosovë vjen prej serbëve. Madje i mllefosur, ish-ylli i “O sa mirë” vazhdon tutje me deklaratën e fortë duke thënë se më…

ShowBiz
Aktori i njohur nga Maqedonia, Xhevdet Jashari, është rikthyer nga Gjermania e po ashtu edhe në aktrim pas pesë vitesh.
Në një intervistë të fundit në “Tëvë 1”, ai ka thënë se fjala Kosovë vjen prej serbëve.
Madje i mllefosur, ish-ylli i “O sa mirë” vazhdon tutje me deklaratën e fortë duke thënë se më mirë të thonë jam serb, se sa kosovar.
“Kosovar është serbisht. Kosovar janë ata që vetë fjala Kosovë vjen prej serbëve. Vetë fjala Kosovë, vjen prej serbëve. Duhet mi ardhë shumë rond atij shqiptari që thotë jam kosovar. Ndarjes që i bëjnë, fatkeqësisht ka shumë, por për mua janë shumë pak. Më dhemb shumë kur dikush thotë kosovar, shumë shumë më dhemb”, u shpreh ai.
“Çka me thonë unë që jam shqiptar i Maqedonisë, që e du Kosovën, i du shumë shqiptarët e Kosovës. Çka me thënë ai i Preshevës. Ne kemi shqiptar. Nuk jemi serb, nuk jemi maqedonas. Mallkuar koftë ai që bën ndarjen e shqiptarëve, ai që thotë kosovar jena. Jo bre s’jeni kosovar. Ma mirë thuj serb jam, se kosovar. S’je bre kosovar, ti je shqiptar”, shtoi tutje.
“Arif Hikmeti” rikthehet pas pesë vitesh në aktrim – merr vëmendje me ndryshimin e madh që ka pësuar në dukje.
“Terminologji që e ka shpik serbi e ti me pranu. Se di qysh e pranojnë qata. Secili njeri e ka të drejtën e vet me e shpreh qysh ndjehet”, vazhdoi mes tjerash Jashari.
Ai tani duhet theksuar se i është bashkuar serialit “Bashkallajk”.