Deklarata e një qytetari në protestën për çlirimtarët bëhet virale: “Katër vëllëzër jemi, s’kemi luftuar, por kurrë s’e kemi sha UÇK-në”

Një deklaratë e sinqertë dhe e fuqishme e një qytetari, e dhënë gjatë protestës të enjten në Prishtinë në mbështetje të çlirimtarëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, është bërë virale në rrjetet sociale. “Jemi katër vëllezër, asnjëri s’kemi luftuar, por kurrë s’e kemi sha UÇK-në. Sot, ata që s’u afruan kurrë…

Lajme

09/08/2025 19:48

Një deklaratë e sinqertë dhe e fuqishme e një qytetari, e dhënë gjatë protestës të enjten në Prishtinë në mbështetje të çlirimtarëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, është bërë virale në rrjetet sociale.

“Jemi katër vëllezër, asnjëri s’kemi luftuar, por kurrë s’e kemi sha UÇK-në. Sot, ata që s’u afruan kurrë frontit, e shajnë Hashim Thaçin,” ka thënë qytetari për mediumin “N’teren”, duke prekur mijëra qytetarë me mesazhin e tij të drejtpërdrejtë.

Deklarata e plotë e qytetarit:

Kjo deklaratë është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke u komentuar si zë i një ndjenje të përhapur në mesin e shumë qytetarëve që ndihen të zhgënjyer me mënyrën se si, sipas tyre, po trajtohen figurat kryesore të luftës.

Protesta e së enjtes mblodhi mijëra qytetarë që kërkuan drejtësi për çlirimtarët./lajmi.net/