Deklarata e çuditshme e deputetes së VV-së: Pushimi i lehonisë po iu ofrohet edhe grave të papuna, shtesat e fëmijëve po rriten çdo ditë
Në ditët e para të fushatës politike që ka filluar me 11 janar për zgjedhjet e 9 shkurtit, pushteti po thirret në vazhdimësi për ato punë të cilat thonë se i kanë kryer gjatë mandatit të tyre 4 vjeçar. Dje në një takim të Lëvizjes Vetëvendosje në Kaçanik, deputetja e kësaj partie Fatmire Kollçaku ka…
Lajme
Në ditët e para të fushatës politike që ka filluar me 11 janar për zgjedhjet e 9 shkurtit, pushteti po thirret në vazhdimësi për ato punë të cilat thonë se i kanë kryer gjatë mandatit të tyre 4 vjeçar.
Dje në një takim të Lëvizjes Vetëvendosje në Kaçanik, deputetja e kësaj partie Fatmire Kollçaku ka dhënë një deklaratë të çuditshme.
Ajo aty ka folur për pushimin e lehonisë si dhe shtesat e fëmijëve, shkruan lajmi.net.
“Pushimi i lehonisë po iu ofrohet edhe grave të papuna, shtesat e fëmijëve po rriten çdo ditë”, ka thënë Kollçaku para qytetarëve.
Pushim i lehonisë është pushimi i përcaktuar me ligj i cili iu takon nënave të cilat janë të punësuara në sektorin privat apo publik dhe s’ka të bëjë aspak me atë çfarë ka bërë apo jo pushteti gjatë kësaj kohe.
Kollçaku siç duket duke dashur t’i vë “merita” VV-së, doli edhe më keq si e painformuar dhe e paditur në këtë temë./Lajmi.net/