Dëgjoni si flitet gjuha shqipe në trevat shqiptare (Audio)

Albanologu Robert Elsie ofron një faqe në internet me 75 incizime dialektore të Shqipërisë. Nga këto, 46 nëndialekte i përkasin veriut, variantit geg, deri në rripin qendror të lumit të ‘Shkumbinit’, dhe 29 janë nëndialekte të jugut.

ShowBiz

29/03/2016 22:12

Albanologu me këtë punë titanike, duke organizuar regjistrime dialektore pas viteve ’90, dokumenton dialektet dhe nëndialektet e shqipes, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.

Në një faqe interneti, Elsie për herë të parë ofron regjistrime audio në gjuhën shqipe dhe nga rajonet e ndryshme ku shqipja flitet.

Një burrë nga Drishti kujton luftën partizane, gjuha është shqipe, dialekti geg, e regjistruar në vitin 2010 nga albanologu Robert Elsie dhe Artur Metani; tjetër zë, gruaje, sjell jetën e izoluar në male, në zonën e Thethit, regjistrim afro 4 minuta; gjakmarrja tregohet në anën tjetër të pajtimit, një i ri, Valentin Lokthi jep historinë si pajtohen familjet në hasmëri, e bukuritë e vendit të tij, regjistruar në 2013; çdo tregimtar i Shkodrës do të të njohë me humorin, e ikonën e qytetit sidomos në rrëfimet e diktaturës, është një 40-vjeçar që ka lënë gjurmë në regjistrimin e 2008…. janë 75 incizime zërash shqiptarë, që përfshijnë të gjitha dialektet dhe nëndialektet në Shqipëri.

Nga këto 46 nëndialekte i përkasin veriut, variantit geg, deri në rripin qendror të lumit të Shkumbinit, dhe 29 janë nëndialekte të jugut, të variantit tosk.

Autori

Është albanologu Robert Elsie me këtë punë titanike, duke organizuar regjistrime dialektore pas viteve ’90, dokumenton dialektet dhe nëndialektet e shqipes, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Në një faqe interneti, Elsie për herë të parë ofrohen regjistrime audio në gjuhën shqipe dhe nga rajonet e ndryshme ku shqipja flitet.

Bazuar në studimet e mëparshme, Elsie thotë se propozon në këtë rast atë që e konsiderojnë si një sistem pragmatik, për kualifikimin e saktë për dialektet shqiptare, edhe pse lexuesi duhet të mbajë mend se për shumë dialekte lokale, fjala përfundimtare mbi këtë temë ende nuk është shkruar.

Ai vëren se dialekti geg flitet në shumicën e Shqipërisë, në veri të lumit ‘Shkumbin’ si edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe në pjesën perëndimore të Republikës së Maqedonisë, po ashtu dhe në Arbanasi afër Zarës, në Kroaci. Pjesë e këtyre regjistrimeve janë dhe këto rajone.

Shënohet se nëndialekti i gegëve të veriut flitet në shumicën e rajoneve shqipfolëse në veri të lumit Mat. Këto përfshijnë Ulqinin, Krajën dhe Podgoricën në Mal të Zi, në rajonin e Shkodrës, Lezhë, Malësi e Madhe, Dukagjin, Pukë, Mirditë, Plavë, Malësi e Gjakovës, Lumë, Has, Kosovë dhe Preshevë.

Ky është linku i faqes ku mund të dëgjoni dialektet e shqipes ku  pasi të hyni në të, në anën e majtë të ekranit do të shikoni fotografinë e kufjeve dhe aty mjafton të klikoni se ku doni ta dëgjoni të folurën. Nëse hyni në Kosovë, pastaj shfaqet harta e Kosvës me pikat përkatëse ku është marrë intervista dhe do të dëgjoni të folurat dialektore.

LINKU:  http://dialects.albanianlanguage.net/