Dëgjojeni zhurmën e frikshme që liron makina sportive e ‘Ford’

Zhurma që po liron Ford GT Mk II, i prezantuar vitin e kaluar, është shpërndarë së fundmi në Instagram, duke lënë “gojëhapur” të gjithë.

Auto & Tek

23/01/2020 23:15

Në pamjet e shpërndara në rrjetin social, makinës në fjalë gjatë vozitjes nëpër një pistë i vërehet tingulli i frikshëm që liron, transmeton lajmi.net.

Brenda çatisë, modeli sportiv i ‘Ford’ fshehë motorin me 3.5 litra që prodhon 700 kuaj-fuqi.

Në anën tjetër, automobili ka peshë të lehtë dhe aerodinamikë të lartë, që i mundëson funksionim dhe ecje të shpejtë.

Çmimi për blerjen e Ford GT Mk II është një milionë euro. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B7eBODNnwjc/?utm_source=ig_embed