Dega e PDK-së në Zvicër diskuton për zgjedhjet e 9 shkurtit: Po mobilizohemi për rikthimin e fuqishëm

Dega e PDK-së në Zvicër ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kryesisë, në të cilën u krijua Shtabi Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Sipas tyre përkushtimi dhe mobilizimi i Degës për këto zgjedhje, do të jetë një shtysë, shpresë dhe siguri e cila do të konsistojë në rikthimin…

Lajme

08/09/2024 18:00

Dega e PDK-së në Zvicër ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kryesisë, në të cilën u krijua Shtabi Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Sipas tyre përkushtimi dhe mobilizimi i Degës për këto zgjedhje, do të jetë një shtysë, shpresë dhe siguri e cila do të konsistojë në rikthimin e fuqishëm të Partisë Demokratike të Kosovës në skenën politike, shkruan lajmi.net.

Tutje kanë njoftuar se ekipi i emëruar nga Kryesia e Degës, përbehet nga dhjetë anëtar.

Njoftimi i plotë:

Dega e PDK-së në Zvicër, më datën 7 shtator, mbajti mbledhjën e rregullt të Kryesisë, në të cilën u krijua Shtabi Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare që do të mbahën më 9 shkurt 2025.

Si asnjëherë më parë, Dega e PDK-së në Zvicër angazhoj të gjithë anëtarët e kryesisë dhe strukturat e sajë me detyra të veqanta dhe specifike, për të kontribuar në realizimin sa më me sukses të objektivave të sajë elektorale.

Ekipi i emëruar nga Kryesia e Degës, përbëhët nga dhjetë anëtar, të kryesuar nga veprimtari Sami Tahiri.

Ky Shtab Zgjedhor, së bashku me tërë anëtarët e Kryesisë, u zotua se do të angazhohët maksimalisht dhe pafundësisht në mobilizimin e bashkatdhetarëve, për pjesmarrje sa më masive të mërgimtarëve në zgjedhjët nacionale.

Shtabi Zgjedhor dhe Kryesia e Degës në tërsi, njofton të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në Zvicër, se janë në dispozicion të tyre, për të gjitha informatat e nevojshme, si për vendvotimët, mënyrën e votimëve dhe çdo informat tjetër që lidhët me zgjedhjët e 9 shkurtit 2025.

Përkushtimi dhe mobilizimi i Degës për këto zgjedhje, do të jetë një shtysë, shpresë dhe siguri e cila do të konsistoj në rikthimin e fuqishëm të Partisë Demokratike të Kosovës në skenën politike të vendit tonë.

Me respekt: Kryesia e Degës së PDK-së në Zvicër dhe kryetari z. Ragip Xhaka/Lajmi.net/