Dega e PDK-së në Malishevë del zyrtarisht kundër bashkëpunimit me Fatmir Limajn dhe Nismën Socialdemokrate

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë ka deklaruar sot se është kundër përfshirjes së Nismës Socialdemokrate dhe liderit të saj, Fatmir Limaj, në listën zgjedhore të PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Sipas njoftimit të degës, ky qëndrim vjen pas takimit të fundit në Malishevë dhe pas konsultimeve me kryetarin e PDK-së, Bedri…

Lajme

06/12/2025 15:12

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë ka deklaruar sot se është kundër përfshirjes së Nismës Socialdemokrate dhe liderit të saj, Fatmir Limaj, në listën zgjedhore të PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas njoftimit të degës, ky qëndrim vjen pas takimit të fundit në Malishevë dhe pas konsultimeve me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Përfaqësuesit lokalë theksojnë se propozimet nga degët tashmë kanë përfunduar dhe se ata vazhdojnë të mbeten kundër një vendimi të tillë.

Dega e PDK-së në Malishevë vlerëson se përfshirja e Nismës në këtë fazë do të ishte “vendim i rëndësishëm dhe i papranueshëm për Malishevën”, duke theksuar se koha e shkurtër deri në zgjedhje nuk lejon një proces të tillë integrimi.

Në njoftim thuhet se ky është qëndrimi zyrtar i degës për këtë çështje./lajmi.net/