‘Defender Europe 2025’, Ibishi: Kosova po shkon drejt NATO-s

Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë, tha se është një privilegj i veçantë që Kosova e Shqipëria të jenë nikoqire e ushtrimeve ushtarake ku marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 vende të NATO-s, nën drejtimin e ushtrisë amerikane ‘Defender Europe 2025’, ku, sipas tij, kjo po bëhet në një situatë mjaft të tendosur…

Lajme

30/05/2025 19:36

Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë, tha se është një privilegj i veçantë që Kosova e Shqipëria të jenë nikoqire e ushtrimeve ushtarake ku marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 vende të NATO-s, nën drejtimin e ushtrisë amerikane ‘Defender Europe 2025’, ku, sipas tij, kjo po bëhet në një situatë mjaft të tendosur në rajon.

Ibishi tha se me pjesëmarrjen e Kosovës në këto ushtrime ushtarake, jo vetëm në aspektin humanitar, por edhe në atë paqeruajtës, në kuadër të ushtrisë së SHBA-së, dëshmon se Kosova po shkon drejt integrimit të NATO-s.

“Ndonëse ky është process, ngase FSK është në fazën e tranzicionit, ku përfshinë tri faza 2018-2028. Pastaj shpresojmë që atëherë do të hymë në ‘Partneritetin për Paqe’ krahas këtyre kaheve dhe tendencave integruese në NATO, por edhe krahas situatës së sigurisë, që mund të jetë përshpejtues në integrimin në NATO”, tha Ibishi në RTK.

Kurse lidhur me deklaratën e ministrit në detyrë të Mbrojtjes”, Ejup Maqedonci për dislokimin e 70% të forcave të armatosura të Serbisë në afërsi të kufirit me Kosovën, Ibishi vuri në dukje se një gjë të tillë kishte urdhëruar presidenti i Serbisë, Vuçiq.

Ndërkaq për situatën e sigurisë në veri të vendit, Ibishi nënvizoi deklaratën e zëvendëssekretari amerikan të Shtetit në samitin e NATO-s, ku bëri të qartë se SHBA nuk do të tolerojë liderë që nuk punojnë në të mirë të paqes, e kjo , sipas tij, dihet se në kënd aludon, teksa shtoi faktin e përjashtimit të Serbisë nga këto manovra ushtarake.