Deda: S’mund të ketë marrëveshje kur VV-ja bën hajgare me Kushtetutën
Ilir Deda, njohës i çështjeve politike, ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje është duke bërë ‘‘hajgare me procedurë e shpikje të rregullave dhe keqinterpretime të qëllimshme të gjithçkaje që lidhet me seancën konstituive të Kuvendit’’. Ai ka theksuar se vendi s’mundet me mbet peng i kandidaturës së VV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiut, e cila është refuzuar…

Lajme
Ilir Deda, njohës i çështjeve politike, ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje është duke bërë ‘‘hajgare me procedurë e shpikje të rregullave dhe keqinterpretime të qëllimshme të gjithçkaje që lidhet me seancën konstituive të Kuvendit’’.
Ai ka theksuar se vendi s’mundet me mbet peng i kandidaturës së VV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiut, e cila është refuzuar shtatë herë.
Po ashtu, Deda, ka bërë thirrje që Osmani ose 10 deputetë t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese sa më parë.
Postimi:
Nuk mund të presim marrëveshje politike kur grupi më i madh politik nuk do marrëveshje dhe bën hajgare me procedurë e shpikje të rregullave dhe keqinterpretime të qëllimshme të gjithçkaje që lidhet me seancën konstituive të Kuvendit.
Kosova nuk duhet me mbetë peng e një kandidature të refuzuar qe shtatë herë. Dikush mund ti ketë edhe 700.000 vota, por në Kuvend bën vetëm NJË votë të barabartë me 119 të zgjedhur të tjerë.
Mundet edhe mos e u maltretu një vend i tërë nëse cilido prej institucioneve të thirrura – Presidentja, Ombudspersoni ose 10 deputetë – i drejtohen Gjykatës Kushtetuese sa më parë që të kemi fund të këtij filmi të keq.