Deda: Presidentja e heshtur që flet veç kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit
Sot gjatë ditës, presidentja e vendit Vjosa Osmani bëri të ditur se ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese “komentet lidhur me rastin më të fundit të dorëzuar nga deputetët e Listës Serbe dhe deputetët tjerë”. Rreth kësaj situate ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda. Deda e cilësoi Osmanin si presidente ‘’të heshtur’’ e cila…

Lajme
Sot gjatë ditës, presidentja e vendit Vjosa Osmani bëri të ditur se ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese “komentet lidhur me rastin më të fundit të dorëzuar nga deputetët e Listës Serbe dhe deputetët tjerë”.
Rreth kësaj situate ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda.
Deda e cilësoi Osmanin si presidente ‘’të heshtur’’ e cila flet veç kur ka nevojë të merr pak pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit.
‘‘Me paradoks që vret ku “mbrojtjen e Kushtetutës” po e bëjnë ata që e shkelën më së shumti’’, ka shkruar ai.
Postimi:
Kur premisa është gabim, çdo gjë tjetër vazhdon gabim. Dhe në bazë të pikënisjes së gabuar shtrohen dilema të gabuara, dhe përfundojmë në konkluzione qesharake.
Kështu pra dhezim debate “të zjarrta” se çfarë shteti apo shoqërie është Kosova, apo a ka veto apo jo një parti politike në konstituim të Kuvendit.
Gjithë kjo energji e shpenzuar kot.
Me paradoks që vret ku “mbrojtjen e Kushtetutës” po e bëjnë ata që e shkelën më së shumti.
Apo, si Presidentja e heshtur, që flet veç kur ka nevojë të merr pak pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit.
Po ndalem veç te një pjesë – për Kuvend NUK mund të mirret si argument asnjë rrethanë para aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese të viteve 2014 dhe të përsëritura në 2025 – sidomos jo ato raste kur Kosova nuk ka pasë as Kushtetutë e as Gjykatë Kushtetuese, e as që ka qenë shtet – pra, gjatë kohës së UNIMKut.