Deda paralajmëron shumë shpejtë ndryshime
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të ketë ndryshime në skenën politike.

Lajme
Ai në një postim në Facebook, ka thënë se zgjedhje do të ketë së shpejti, por varet nëse kjo do të bëhet me apo pa marrëveshje politike, raporton lajmi.net.
“Thaçi e Mustafa nuk do të qeverisin deri më 2018, e zgjedhje të parakohshme do të ketë. Ata i kanë dy mundësi: 1. Të shkojmë në zgjedhje me marrëveshje, 2. Të shkojmë në zgjedhje pa marrëveshje. Por, në zgjedhje do të shkojmë. Këtë e dijnë edhe ata. Ndryshimi do të ndodhë, shumë më shpejtë se sa që mendohet”, ka thënë Deda.