Deda me porosi: Nëse përnjëmend e doni Kosovën ndërrojeni Albulena Haxhiun

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot i ka takuar liderët e partive politike në përpjekje të gjetjes së një zgjidhje adekuate për zhbllokimin e situatës politike në Kuvend. Nga takimi me shefen e shtetit, nuk pati ndonjë zgjidhje konkrete. Analisti Ilir Deda, pati kritika të ashpra për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, për të…

Lajme

15/05/2025 21:45

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot i ka takuar liderët e partive politike në përpjekje të gjetjes së një zgjidhje adekuate për zhbllokimin e situatës politike në Kuvend.

Nga takimi me shefen e shtetit, nuk pati ndonjë zgjidhje konkrete.

Analisti Ilir Deda, pati kritika të ashpra për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, për të cilin tha se ka mungesë të përgjegjësisë.

“Mua më është gërrditur vetja të flas për ngërçin politik, po më vjen mundim se lërë më ta shoh çdo 48 orë”, tha ai në Klan.

Deda tha se duke i parë sjelljet e deputetëve të VV-së “më vie të bërtas “zgjedhje të reja sa më shpejt””.

Ndër të tjera ai theksoi se nëse përnjëmend partia e parë e do Kosovën, ta ndërrojë Albulena Haxhiun.