Deda me kritika për PDK e AAK pas zhvillimeve në Kuvend: Mos thoni asgjë ose përmbajuni zotimeve

Ish-deputeti Ilir Deda ka reaguar pas votimit për kryeparlamentar në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar qasjen e partive opozitare, PDK dhe AAK-së. Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk i qëndroi besnike zotimit publik se do ta mbështeste “çdo kandidat që nuk ka qenë ministër”. “Kur pozicioni partiak është ‘e votojmë ÇDO kandidat që…

Lajme

24/08/2025 19:18

Ish-deputeti Ilir Deda ka reaguar pas votimit për kryeparlamentar në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar qasjen e partive opozitare, PDK dhe AAK-së.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk i qëndroi besnike zotimit publik se do ta mbështeste “çdo kandidat që nuk ka qenë ministër”.

“Kur pozicioni partiak është ‘e votojmë ÇDO kandidat që nuk ka qenë ministër’, atëherë e voton bash ÇDO kandidat. PDK sot shkeli zotimin publik të përsëritur me dhjetëra herë”, ka shkruar Deda.

Ai shtoi se edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të kishte mundësi ta mbyllte këtë çështje, sikurse bëri deputeti i saj, Bekë Berisha.

“AAK njejtë ka mujtë me e përfundu këtë sagë të turpshme duke votu njejtë si deputeti i tyre Bekë Berisha”.

“Sot kishte përfundu hapi i parë për konstituim të Kuvendit. Ose, ma mirë thuani ‘duam konsultime me VV për votën për’. Ose mos thuani asgjë hiq, por përmbajuni zotimeve tuaja”, ka shkruar Deda në Facebook.