Deco: Messi, më i mirë se Ronaldo

Ish mesfushori portugez, Deco ka shpjeguar dallimin mes yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, dhe sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi. Por, ai beson se argjentinasi është më i mirë.

Sport

14/03/2015 09:15

Deco, gjatë karrierës së tij si futbollist ka luajtur me  disa prej futbollistëve më të mirë në botë, përfshirë Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Andaj, ai është në gjendje të shpjegojë dallimin mes yllit të Real Madridit dhe sulmuesit të Barcelonës.

“Leo dhe Cristiano janë të ndryshëm”, deklaroi Deco për “Four Four Two”.

“Messi lindi me talent. Cristiano po ashtu ka talent, por është e mrekullueshme se sa shumë ka punuar në të, sa profesional që është”, shtoi ai.

“Është vështirë të zgjedh njërin, por ndoshta Leo është më i miri me të cilin kam luajtur. Edhe pse Ronaldo bëri gjëra që nuk e kam parë askënd duke bërë”, përfundoi ai.