Deçanasi, profesor gjeografie, por me laps jetëson personalitetet (Foto)

Nëse keni menduar se fotografia është  gjëja më e bukur, mendoni pak! Pasi t’i shikoni portretet e Kushtrim Dacajt, do të dyshoni se aparati është më i fortë sesa dora, mendja dhe talenti i njeriut, raporton lajmi.net.

ShowBiz

21/05/2016 00:07

 

E kjo dëshmohet më së miri nga talenti që ka ky piktor, i cili në fakt është me profesion gjeograf.

Kushtrimi është rreth 30 vjeç nga fshati Irzniq, komuna e Deçanit.

“Punoj si  profesor i gjeografisë në gjimnazin “Vëllezërit Frashri” në Deçan”, thotë Kushtrimi në një deklarim të shkurtër për lajmi.net.

Ai tregon se pikturën e ka vetëm pasion dhe nuk është shkolluar në këtë drejtim. Por pavarësisht kësaj, portretet dhe pikturat që ai bën, të lënë pa frymë.

Kushtrim Dacaj, i cili gjysmën e fotos së tij e ka autoportret 

Ai ka arritur deri në atë pikë pa ndihmën e askujt që të bëjë edhe autoportret dhe atë në dimensione të mahnitshme milimetrike.

Personalitetet që ai ka zgjedhur t’u bëjë portrete janë të ndryshme dhe përfshijnë dëshmorë, heronj të kombit, figura të kulturës, artistë e këngëtarë. Në mesin e tyre ka edhe politikanë për të cilët shqiptarët kanë respekt të madh për ta.

Me lejen e tij, lajmi.net ju sjell më poshtë disa nga portretet e realizuara nga ai, të cilin mund ta gjeni edhe në facebook me emrin Kushtrim Dacaj-Art./lajmi.net

22 21 19 18 - 16 15 14 13 12 11 10 9 8 7 6 5 4 3 2 1