Deçan, atentat në kombibusin me 14 udhëtarë
Një kombibus që po lëvizte rrugës Shaptej – Gramaqel, në komunën e Deçanit, dhe që bartte 14 persona, është gjuajtur me armë zjarri para dy ditëve, njofton Policia e rajonit të Pejës.

Lajme
Sipas dëshmitarëve të cilët kanë qenë në atë kombibus, të shtënat me armë kanë nisur në vendin “Përroi i Shaptejit”.
Sokol H. dhe Shefqet H. janë dy personat që kanë marrë lëndime trupore nga këto të shtëna.
“Sokoli është plagosur në kokë në pjesën e majtë, ndërsa Shefqeti ka pësuar lëndime trupore në pjesën e djathtë të kokës, ndërkohë që udhëtarët e tjerë kanë shpëtuar pa asnjë lëndim”, thuhet në njoftimin e Policisë që e transmeton KosovaPress.
Sipas informacioneve nga mjekët e Spitalit rajonal të Pejës, gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Policia në Pejë ende nuk ka arritur të identifikojë ndonjë person të dyshuar si kryerës të mundshëm të këtij akti të veprës së vrasjes në tentativë.