De Vrij ka një përgjigje interesante për Ibrahimovic

Stefan de Vrij ka folur pas fitorës së mbrëmshme të Interit në derbi kundër skuadrës së Milanos me rezultat 4-2.

Sport

10/02/2020 12:15

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Giuseppe Meazza’ pamë spektakël dhe një rikthim të papritshëm të Interit nga rezultati 0-2 në 4-2, duke e fundosur skuadrën tjetër nga poi njëjti qytet.

Sipas holandezit Milani ishte më i mirë në pjesën e pare të ndeshjes duke i vënë në vështirësi mjaft shumë, por që me fillimin e pjesës së dytë gjërat ndryshuan në favor të Zikaltërve duke e përmbysur rezultatin.

‘’Jam i lumtur për golin e shënuar dhe fitoren. Në pjesën e parl Milani na vuri në vështirësi dhe luajtëm keq. Pjesa e dytë ishte një lojë krejtësisht tjetër me Conten që na tregoi se çka nuk shkonte me ne’’, deklaroi mbrojtësi, përcjell lajmi.net.

De Vrij u pyet edhe për deklaratat e Zlatan Ibrahimoviçit, sipas së cilit Interi nuk është në garë për titull kampioni në Serie A. Në këtë pyetje futbollisti bëri diplomatikun duke mos e shigjetuar direkt sulmuesin i Milanit. ‘’Të gjithë i kanë mendimet e tyre, e vërteta është se ne jemi në garë’’, përfundoi 28-vjeçari./Lajmi.net/