De Ligt: Ja pse zgjodha Juventusin
Matthijs de Ligt ka zbuluar se atë e ka magjepsur futbolli italian për të kaluar te Juventus përpara një kalimi në Angli ose Spanjë.
Sport
Pas disa muajsh spekulimi, 19-vjeçari më në fund finalizoi marrëveshjen me kampionët e Serie A për 75 milionë euro.
U tha se Manchester United dhe Barcelona ishin dy ekipet më të afërta për të nënshkruar me lojtarin, por në fundi ai zgjodhi Torinon, transmeton lajmi.net.
“Shumë nga idhujt e mi të së kaluarës janë italianë, të tillë si [Paolo] Maldini, [Franco] Baresi, [Alessandro] Nesta, [Fabio] Cannavaro dhe [Gaetano] Scirea”.
“Kur flisni për mbrojtës, atëherë ju flisni për ato emra”.
“Unë në fakt u dashurova me mënyrën e mbrojtjes italiane dhe bëra një zgjedhje të bazuar në atë”, ishin fjalët e para të holandezit si lojtar i Juves. /Lajmi.net/